TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2025, 19:26

“Nuk e njoh dorëzimin”, Le Pen flet pas dënimit: Ekzistenca e Francës është në rrezik

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e njoh dorëzimin”, Le Pen flet pas dënimit:

Kryetarja e partisë franceze të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen ka folur sot para mbështetësve në tubimin e saj të parë pas dënimit për shfrytëzim të fondeve publike.

“Është e pamundur për mua të fsheh emocionet e mia, duke ju parë këtu. Një falenderim të madh për guximin, bujarinë, këmbënguljen, ju jeni të mrekullueshëm!”, tha Le Pen.

Ajo falenderoi Bardella-n si dhe të pranishmit e tjerë përpara se të zotohej se do të vazhdojë luftën e saj kundër sistemit gjyqësor.

“Nuk e njoh dorëzimin. Ne jemi të përkushtuar në këtë luftë”, shtoi ajo.

Le Pen trajtoi disa pikëpamje të ekstremit të djathtë, duke folur për patriotizmin dhe duke i pikturuar ato, dhe veten si “Francën e vërtetë dhe besnike”.

“Ne duhet të luftojmë njerëzit që duan të na pengojnë në çdo hap”, përfundoi Le Pen.

Krahas kësaj, ajo pretendoi se “vetë ekzistenca e Francës është në rrezik”.

Ngjashëm me Bardella-n, Marine Le Pen ka vënë në shënjestër gjyqësorin.

Lini një Përgjigje