TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Qershor 2024, 12:50

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja makabër në Greqi, 57-vjeçari rrëfen krimin: Babait i'u shkëputën pjesë të trupit duke e tërhequr

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja makabër në Greqi,

Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë në Liosia të Greqisë, ku një 57-vjeçar dogji trupin e babait të tij të moshuar.

Mbrëmjen e djeshme policia gjeti një trup të djegur në oborrin e një banese.

Trupi i tij u gjet sipër një dysheku të djegur në ballkon, i mbështjellë me batanije ndërsa bëhet fjalë për krim në familje.

Sipas hetimeve të deritanishme raportohet se djali dogji trupin e babait të tij të moshuar. Protothema.gr raporton se djali i viktimës është arrestuar dhe se po merret ne pyetje nga togat e zeza. Para policisë ai ka thënë se dogji trupin e të atit, pasi nuk kishte para për ta varrosur atë.

Ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas banorëve të zonës, i moshuari mendohet të ketë vdekur disa ditë më parë pasi era e rëndë në lagje ishte e fortë. Banorët e zonës thanë për protothema.gr se i moshuari thoshte se e dhunohej nga i biri.

Por dëshmia e re e 57-vjeçarit është tronditëse. 57-vjeçari tha në polici se u detyrua ta digjte trupin e të atit, pasi nuk po duronte dot aromën e rëndë.

“Duhet ta digjja, nuk mund të duroja dot më erën e keqe”, citohet të ketë thënë ai.

Gjithashtu 57-vjeçari u shpreh se i ati kishte ndërruar jetë që prej muajit shkurt, teksa theksoi se nuk e ka vrarë ai.

“E dogja, sepse nuk duroja dot erën, nuk kisha para për ta varrosur”, theksoi ai para togave të zeza.

Ai insiston se nuk është ai autori që ka copëtuar trupin e të atit.

“Kur e nxorra në oborr, duke tërhequr dyshkeun, disa pjesë të trupit të babait u shkëputën”, tha në deklaratën e tij 57-vjeçari.

Do të jetë ekzaminimi mjekoligjor ai që do të zbardhë rastin misterioz.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, 57-vjeçari u dërgua në vendngjarje nga policia, në prani të Prokurorisë, për të përshkruar se në çfarë rrethanash dhe për çfarë arsye i ka vënë flakën dyshekut ku ndodhej i ati.

57-vjeçari, i cili vuan nga probleme psikologjike, është arrestuar dhe dyshohet si autori i krimit makabër.

Lini një Përgjigje