
Ekrem Imamoglu , kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit, që pritet të jetë kandidati presidencial i CHP-së, të cilit iu hoq diploma e universitetit mbrëmjen e së martës, u ndalua mëngjesin e sotëm nga qindra policë që zbarkuan në shtëpinë e tij.
Ndërkohë përmes avokatit Mehmet Pehlivan, Imamoglu i është drejtuar me një mesazh mbështetësve të tij. Kryebashkiaku i Stambollit shprehet i bindur se nga ky proces do të dalim edhe më të fortë, referuar në këtë mënyrë opozitës.
"Morali im është shumë i mirë, shpresoj që edhe morali i të gjithëve të jetë i mirë. Ne do të dalim më të fortë nga ky proces. Asgjë nuk është më e rëndësishme se vullneti dhe mençuria e kombit. Vullneti i kombit është më i madh se një person", shkruan kryebashkiaku i Stambollit.
İstanbul Büyükşehir Belediye Başkanımız Ekrem İmamoğlu’nu bugün saat 11:00’da ziyaret ettim. Başkanımızın milletine bir mesajı daha var:
— Mehmet Pehlivan (@mehmettpehlivan) March 19, 2025
“Moralim gayet iyi, herkesin de morali iyi olsun, biz bu süreçten güçlenerek çıkacağız. Hiçbir şey milletin iradesinden, ferasetinden daha… https://t.co/M8BBZvBStt
Lini një Përgjigje