TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Korrik 2025, 22:34

Vuçiç ngre dolli nën ritmet e këngëve çetnike, Demo Berisha i mban "ison" (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç ngre dolli nën ritmet e këngëve

Serbia shfaqi sërish fytyrën e saj të vërtetë: inaugurim autostrade me këngë çetnike, birra dhe glorifikim të ushtrisë që ka derdhur gjak në Bosnje, Kroaci e Kosovë.

Në ceremoninë e hapjes së segmentit të ri të autostradës Pakovraće–Požega, presidenti Aleksandër Vuçiç nuk u mjaftua me fjalime për zhvillim ekonomik, por u zhyt në nostalgjinë nacionaliste duke kënduar me entuziazëm “Garda e Mbretit Petra që marshon” dhe këngën çetnike “Morem plovi jedna mala barka”, dedikuar gjeneralit kriminel të luftës Draža Mihailović.

Pamjet e publikuara tregojnë Vuçiçin me grushtin lart dhe portofolin hapur për t’i shpërblyer muzikantët që glorifikojnë “bajonetat serbe”, një mesazh i pastër për nostalgjikët e luftërave të përgjakshme të viteve ‘90.


Por surpriza më e madhe nuk ishte kënga, por një “shqiptar” në rreshtin e parë: Demo Berisha, lindur në Pejë, sot ministër në Serbi dhe president i Partisë Përparimtare Serbe. Ky personazh, që hapur deklaron se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe identifikohet me shtetin serb, ka qenë oficer i ushtrisë jugosllave dhe pjesë e policisë ushtarake serbe, një karrierë që shpjegon lehtësinë me të cilën këndon himne të atyre që masakruan bashkëkombësit e tij.

Segmenti i autostradës, 19,5 km i gjatë me ura dhe tunele gjigante, mbetet vetëm fasada e propagandës. Pas saj qëndron një mesazh i qartë: Serbia e Vuçiçit nuk po ndryshon, por po e ringjall nostalgjinë çetnike dhe shqiptarë si Demo Berisha po e duartrokasin këtë kthim mbrapa.

Lini një Përgjigje