TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Shkurt 2026, 10:46

Vuçiç i frikësuar nga aleanca Tiranë-Zagreb, i ankohet Erdogan: Kemi një kërcënim të madh

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç i frikësuar nga aleanca Tiranë-Zagreb, i ankohet
Erogan dhe Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë një takimi me Rexhep Taip Erdogan i është ankuar homologut turk për marrëveshjen ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai e cilësoi këtë bashkëpunim si aleancë ushtarake të drejtuar kundër Serbisë. Sipas tij, takimet mes shefave të shtabeve nuk lidhen me çështje teknike, por me strategji dhe taktika ushtarake. Vuçiç deklaroi se çdo aleancë e tillë përbën kërcënim për një palë të tretë dhe shtoi se përfshirja e Prishtinës e bën situatën më shqetësuese për Serbinë.

“Nuk është çështje ndërtimi fabrikash, është bashkëpunim ushtarako-teknik dhe ajo për të cilën po flasim është një aleancë ushtarake. Kur takohen shefat e shtabeve nuk flasin për prokurimin, por për strategjinë dhe taktikat e veprimit ushtarak, si të sulmohet, si të mbrohet. Kur thonë se nuk është kërcënim, çdo aleancë ushtarake është një kërcënim dhe drejtohet kundër dikujt. Duhej të përfshihej Prishtina, sepse është një kërcënim për Serbinë. Është një kërcënim i madh për Serbinë dhe popullin serb”, tha Vuçiç, raporton Novosti.

Gjatë bisedës me Erdogan, ai paraqiti qëndrimin e tij për zhvillimet që, sipas tij, po i japin vrull kësaj aleance. Vuçiç përmendi ushtrime të përbashkëta ushtarake, diskutime për mbështetjen e automjetit “Shota” dhe analiza mbi lëvizjet e mundshme të kundërshtarit. Ai theksoi se Serbia nuk ka ekspozuar të gjitha kapacitetet e saj ushtarake.

Presidenti serb deklaroi se vendi i tij nuk do të ndërmarrë veprime sulmuese dhe nuk do të bëhet pjesë e aleancave ushtarake, duke ruajtur neutralitetin. Ai shtoi se Serbia do të vazhdojë të forcojë ushtrinë për të frenuar çdo kërcënim të mundshëm dhe se në paradën e fundit ushtarake në Beograd nuk janë paraqitur të gjitha mjetet në dispozicion.

“Dikush po e parashikon këtë jo për veprime mbrojtëse, por sulmuese në rast të disa skenarëve në Evropën Lindore. Gjeneralët tanë janë të vetëdijshëm për këtë, ne nuk do të sulmojmë askënd, nuk do të hyjmë në aleanca, do të qëndrojmë neutralë, por po e forcojmë ushtrinë për të penguar armiqtë e mundshëm. Nuk treguam gjithçka në paradën në Beograd”, shtoi ai.

Takimi mes Vuçiç dhe Erdogan ishte i treti brenda gjashtë muajve. Gjatë bisedimeve u përfshinë edhe çështje që lidhen me marrëdhëniet mes serbëve dhe boshnjakëve në Bosnje, si dhe raportet ndëretnike në Serbi.

 

vuçiç i frikësuar nga aleanca tiranë-zagreb

Lini një Përgjigje