TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Prill 2026, 10:49

Vuçiç alarmon serbët: Situata e sigurisë më e ndërlikuar nga aleanca ushtarake Prishtinë- Tiranë- Zagreb

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç alarmon serbët: Situata e sigurisë më e
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka ngritur sërish një alibi se vendi i tij po përballet me presione të ndryshme politike nga rajoni.

Në veçanti ai ka përmendur Prishtinën, Tiranën dhe Zagrebin, duke i akuzuar si aleancë ushtarake kundër Serbisë.

"Situata e sigurisë është disi më komplekse sesa në janar, kur e trajtuam atë, kryesisht për shkak të veprimeve dhe aktiviteteve të mëtejshme të aleancës ushtarake të Prishtines, Tiranës dhe Zagrebit. Angazhimi ynë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nuk ka ndryshuar, dhe ne mund ta ruajmë atë vetëm nëse jemi mjaftueshëm të fortë dhe të fuqishëm", shkruan Vuçiç në në reagim në Facebook.


Ai shtoi se, pavarësisht këtyre zhvillimeve, institucionet serbe do të vazhdojnë punën për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e interesave kombëtare në rajon.

Si komandant suprem i Forcave të Armatosura Serbe, Vuçiç tha se ka propozuar miratimin e një strategjie për robotizimin e këtyre forcave.

Sipas tij, plani përfshin krijimin e njësive ushtarake të pajisura me platforma robotike dhe dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi, si dhe përdorimin e municioneve "fluturuese".

Po ashtu, ai paralajmëroi trajnimin e njësive speciale të zbulimit për përcaktimin e koordinatave të objektivave për përdorim të artilerisë dhe aviacionit, si dhe zgjerimin e përdorimit të dronëve në pjesë të tjera të ushtrisë.

Vuçiç tha se këto masa synojnë modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve ushtarake të Serbisë.

vuçiç alarmon serbët aleanca ushtarake prishtinë- tiranë- zagreb

Lini një Përgjigje