
Pas Guvernatorit të Utah-së, fjalën e mori drejtori i FBI-së, Kash Patel, i cili tha se ndihet krenar që ndodhet aty dhe sjell drejtësi për familjen e Kirkut.
Ai falënderon veçanërisht prindërit, vejushën dhe fëmijët e Kirkut, të cilët të gjithë do të përfshihen në sjelljen e drejtësisë për Kirkun.
Patel shprehu gjithashtu mirënjohje për Presidentin Trump dhe Zëvendëspresidentin JD Vance, të cilët sipas tij i mbështetën gjatë gjithë kohës.
"Dua vetëm të shpreh mirënjohjen time që na dhatë burimet që na nevojiten për të vepruar në këtë hapësirë për të sjellë këtë lloj drejtësie me këtë shpejtësi. Brenda 33 orësh, kemi bërë përparim historik për Charlien", tha ai.
Patel shtoi se vendi i krimit është "i madh", por rasti është përpunuar shpejt dhe ai ka qenë në gjendje të përshkojë hapat që ka ndërmarrë i dyshuari. Ai theksoi se provat mjeko-ligjore janë sekuestruar dhe tashmë janë vlerësuar, me mijëra pista të tjera që po ndiqen.
Patel shtoi se pati mundësinë të ecte nëpër atë vendngjarje krimi dhe të ecte nëpër hapat që ndërmori i dyshuari për të mësuar më shumë rreth asaj që nevojitej dhe çfarë burimesh duheshin për të krijuar një pamje të plotë për FBI-në dhe udhëheqjen në Uashington.
"Arrestimi është një dëshmi e përkushtimit të shkëlqyer të zbatimit të mirë të ligjit. Kjo është ajo që ndodh kur i lejon policët e mirë të jenë policë”, shtoi ai.
Patel përshkroi gjithashtu kronologjinë:
10 shtator
12:23 - Charlie Kirk qëllohet me armë zjarri.
12:39 - Policia siguron vendin e ngjarjes
11 shtator
10:00 - FBI publikon fotot e të dyshuarit
Pak më vonë, u dha një shpërblim nga FBI-ja prej 100,000 dollarësh.
17:30 - Patel dhe zëvendësdrejtori i tij mbërrijnë në vendngjarje,
20:00 - Mbahet një konferencë për shtyp,
22:00 - I dyshuari është marrë në paraburgim.
Patel shtoi se ata kryen "afërsisht 7,000 intervista".
Në përfundim të fjalës së tij, drejtori i FBI-së, Kash Patel, ndau një mesazh për Charlie Kirk, influencuesi i krahut të djathtë i qëlluar dhe i vrarë në Utah.
"Së fundmi, mikut tim Çarli Kirk. Pusho tani vëlla. Kemi kohë dhe do të të shoh në Valhalla", përfundoi ai.
Lini një Përgjigje