TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Prill 2023, 09:04

Vrasja e blogerit rus pro Putinit, publikohet momenti kur gruaja futi 'dhuratën' me eksploziv brenda kafenesë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e blogerit rus pro Putinit, publikohet momenti kur gruaja futi

Ky është momenti kur një grua shihet duke u futur brenda lokalit në Rusi, e më pas e dorëzon 'dhuratën' për bloggerin rus, Vladlen Tatarsky i rreshtuar pro luftës në Ukrainë. 

Në pamjet që janë publikuar nga mediat ruse, vajza hyn në një kafene, ku në mbrëmjen e 2 prillit do të kishte një tubim në të cilin do të ishte i pranishëm edhe Tatarsky.

Pamjet vijnë, pas shpërthimit që ndodhi brenda lokalit, e ku vdiq bloggeri Vladlen Tatarsky (emri i vërtetë Maxim Fomin).

Kjo pajisje shpërthyese e improvizuar si një statujë, iu dorëzua blogerit, i cili e hapi në sy të njerëzve të tjerë, të cilën mbetën të plagosur. 

Në total, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë janë plagosur 30 persona, mes të cilëve një vajzë 14-vjeçare. 

Lini një Përgjigje