Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin turk, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Beograd, deklaroi se ka arritur një marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve shumë më të ngushta ndërmjet dy vendeve në kuadër të industrisë ushtarake.
“Ne zgjodhëm ekspertë nga të dyja vendet, të cilët punuan tërësisht, themelor dhe strategjik për këtë çështje.Erdogan udhëheq një politikë sovrane dhe liridashëse në Turqi, ashtu siç bëjmë ne në Serbi, gjë që e bën atë një tjetër urë lidhëse mes dy vendeve.”, theksoi Vuçiç.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes në prani të dy presidentëve, Vuçiç dhe Erdogan do të drejtohen para mediave.
Në orën 16:00, në hotelin Hyatt do të fillojë forumi i biznesit Serbi-Turqi, i cili do të mbledhë së bashku përfaqësues të kompanive nga sektorët e transportit dhe infrastrukturës, energjisë, turizmit, financave dhe industrisë tekstile.
Lini një Përgjigje