TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Gusht 2025, 21:57

Video në rrjetet sociale i tradhëtoi/ Shantazhuan një person për t’i marrë 10000 euro, arrestohen 5 persona

Shkruar nga Pamfleti

Video në rrjetet sociale i tradhëtoi/ Shantazhuan një person

Pesë persona janë nën hetim nga policia greke pasi për gati 1 muaj kërcënuan një 36-vjeçar dhe familjen e tij për t’i marrë 10 mijë euro përmes presionit dhe shantazhit.

Personat që janë nën hetim janë të moshës 27 deri në 58 vjeç, madje njëri prej tyre rezulton i burgosur, por në datat kur janë kryer kërcënimet rezulton se ka qenë me leje, pra jashtë burgut,

Personat e arrestuar dyshohet se në 19 qershor dhe 19 korrik, nën pretekstin e një çështjeje personale, kanë tentuar personalisht, me telefon dhe nëpërmjet rrjeteve sociale të detyrojnë një 36-vjeçar të paguajë 10,000 euro, duke kërcënuar integritetin fizik të tij dhe të familjes së tij, si dhe duke shkaktuar dëme në dyqanet që ai mirëmban.

Video në rrjetet sociale i tradhëtoi/ Shantazhuan një person

Pas analizimit të pamjeve filmike, të pandehurit u identifikuan si autorë të veprave penale të lartpërmendura.

Në orët e mëngjesit të së shtunës, më 2 gusht 2025, 27-vjeçari, 31-vjeçari dhe 38-vjeçari u gjetën nga oficerët e policisë të Departamentit të Zhvatjes në një zonë të Atikës Perëndimore, ndërsa një person i 4-rt, 35 vjeç, ndodhet i burgosur, por në datat kur kanë ndodhur kërcënimet ishte me leje.

Nga hetimet e mëvonshme, 38-vjeçari u arrestua, pasi në shtëpinë e tij u gjetën dhe u sekuestruan një thikë me gjatësi 39 centimetra dhe një pajisje regjistrimi video me qark të mbyllur, ndërsa në posedim të tij u gjet shuma prej 2,700 eurosh.

Video në rrjetet sociale i tradhëtoi/ Shantazhuan një person

Të pandehurit janë dënuar për shumë vepra penale në të kaluarën.

arrestuari, me dosjen e ngritur kundër tij për shkelje të legjislacionit për armët, u dërgua në organin kompetent të prokurorisë, ndërsa njëkohësisht iu dorëzua i gjithë materiali paraprak hetimor për veprat penale të zhvatjes me bashkëpunim dhe kërcënimit.

Video në rrjetet sociale i tradhëtoi/ Shantazhuan një person

 

 

Lini një Përgjigje