
Aksidenti ajror me helikopter, ku humbi jetën presidenti iranian Ebrahim Raisi më 19 Maj të këtij viti, ka rezultuar sipas hetime se ndodhi për shkak të motit të keq dhe mjegullës.
Helikopteri që transportonte 63-vjeçarin Raisi dhe shoqëruesit e tij, u rrëzua në një shpat mali të mbuluar me mjegull në veri të Iranit.
Nga aksidenti, mbeti i vdekur presidenti dhe shtatë të tjerë, përfshirë ministrin e tij të Jashtëm Hossein Amirabdollahian, duke çuar kështu vendin në zgjedhje të parakohshme.
Shkaku kryesor i rrëzimit të helikopterit ishin “kushtet e vështira klimatike dhe atmosferike”, thuhet në raportin përfundimtar të Bordit të Lartë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Raporti shtoi se shfaqja e papritur e një mase të trashë mjegulle të dendur dhe në rritje shkaktoi përplasjen e helikopterit në mal.
Sipas raportit, nuk ka pasur shenja sabotimi në pjesë dhe sisteme. Në maj, ushtria e Iranit njoftoi se nuk gjeti asnjë provë të aktivitetit kriminal në përplasjen.
Muajin e kaluar, agjencia e lajmeve Fars përmendi motin e keq si shkakun kryesor të rrëzimit të 19 majit si dhe pamundësinë e helikopterit për t’u ngjitur me dy pasagjerë shtesë kundër protokolleve të sigurisë.
Por qendra e komunikimit e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, përgjegjëse për publikimin e informacionit mbi hetimin e përplasjes, tha se raporti i Fars ishte “plotësisht i rremë”, raportoi media shtetërore.
Lini një Përgjigje