
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar për vdekjen e liderit të opozitës ruse Navalny.
Ai tha se Rusia është përgjegjëse për vdekjen në burg të Alexei Navalny. Blinken thekson se vdekja e tij tregon frikën e një njeriu që thekson dobësinë dhe kalbjen e sistemit të Putinit.
“Vdekja e tij në një burg rus dhe fiksimi dhe frika e një njeriu vetëm nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që Putini ka ndërtuar”, tha Blinken në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Gjermani.
Shërbimi i burgjeve njoftoi ditën e sotme se lideri i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny, ndërroi jetë në rajonin Yamalo-Nenets.
Në një deklaratë, thuhet se Navalny “u ndje keq” gjatë një shëtitje, humbi vetëdijen dhe më pas ndërroi jetë.
Sipas njoftimit, personeli mjekësor nuk arriti të shpëtonte Navalny, ndërsa po punohet për të mësuar shkakun e vdekjes.
Lini një Përgjigje