
Këtë të martë është mbajtur ceremonia mortore e makinistit 35-vjeçar Spyros Voulgaris, i cili drejtonte trenin e mallrave, që u përplas në aksidentin fatal, në afërsi të Larisas.
Mes lotësh, familjarët, miqtë dhe të afërmit e 35-vjeçarit, përcollën për në banesën e fundit njeriun e tyre të dashur.
I pranishëm në ceremoni ka qenë dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Familjarët e kujtojnë makinistin si një njeri të dashur dhe të rregullt. Në deklaratat e para pas ngjarjes, nëna e tij tha se 35-vjeçari e donte punën e tij dhe e bënte me përkushtim atë.
“Ai e donte punën e tij, dilte gjithmonë i lumtur. Gjithmonë thoshte “mami po iki, do të të telefonoj kur të shkoj atje, mos u shqetëso, gjithçka është në rregull”.
Më kishte përmendur disa probleme, por më thoshte që kishte kujdes. Për aksidentin e mora vesh në orën 1:30 të mëngjesit. Shkova për të fjetur dhe ndeza televizorin. Pashë aksidentin e trenit që po shkonte në Selanik. “Fëmija im është brenda”, bërtita. Isha përgatitur për më të keqen”, deklaroi nëna e tij.
Lini një Përgjigje