
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Shkup. Dy shqiptarë u vrarë ndërsa një është plagosur si pasojë e një sulmi me armë nga persona të maskuar brenda një bar kafeje.
Mediat fqinje raportojnë se prova e reja kanë të dala në dritë dhe nga hetimet e deritanishme thuhet se vrasja është kryer nga profesionistë.
Ngjarja që ndodhi në një vend shumë të frekuentuar në mes të Shkupit tronditi opinionin publik, sidomos pas daljes së dëshmive që tregonin se vrasësit ishin të maskuar kokë e këmbë dhe kanë hyrë në lokalin ku ndodhi krimi duke u prezantuar si policë.
Mediat në Shkup shkruajnë se disa persona të maskuar kokë e këmbë kanë hyrë në lokal të prezantuar si policë dhe kanë kërkuar nga të gjithë që të ngrenë duart dhe të ulin armët pasi dy viktimat kanë qenë të armatosur dhe kanë qëlluar mbi dy shqiptarët.
Sot gjithashtu edhe Ministria për Punë të Brendshme e RMV doli me një reagim për përleshjen e armatosur që ndodhi mbrëmë vetëm pak minuta pas orës 20:00.
“Më 06.03.2023 në ora 20:11 minuta në SPB-Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në rrugën Samoilova” në Shkup 5 persona të veshur me të zeza dhe me maska në kokë kanë shtënë me armë zjarri drejt personave J.K. 37 vjeç dhe E.I. 28 vjeç të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje, derisa personi i plagosur A.T. 34 vjeç është dërguar në Spitalin e Qytetit për kurim dhe pas sanimit të plagëve është lëshuar në kurim shtëpiak. Për rastin menjëherë është njoftuar edhe prokurori publik i cili ka dalë në vendngjarje dhe me urdhër të të cilit trupat janë dërguar në autopsi. Rreth orës 20:30 në rrugën drejtë Orizares së Epërme është djegur një makinë “Audi A6”. Me urdhër të prokurorit publik janë marr në bisedë informative më shumë persona dhe po ndërmerren masa adekuate për zbardhjen e vrasjes”, thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje