TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Mars 2023, 09:19

Zgjedhjet presidenciale, opozita zgjedh 'Gandin e Turqisë' për të sfiduar Erdoganin

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet presidenciale, opozita zgjedh 'Gandin e Turqisë'

Gjashtë partitë opozitare në Turqi kanë bashkar forcat dhe kanë dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet presidenciale të 14 Majit.

Kemal Kilicdaroglu do të jetë kandidati që do të sfidojë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e planifikuara me 14 maj.

“Kandidati ynë i përbashkët për president në mandatin e 28-të të Parlamentit dhe zgjedhjet e 13-të presidenciale që do të mbahen në vitin 2023 si drejtues të partive politike që përbëjnë Aleancën e Kombit është zoti Kemal Kılıçdaroğlu”, thuhej në deklaratë, pas orësh dhe takimesh intensive.

Qytetarët që prisnin përpara selisë së partisë opozitare i pritën drejtuesit me parullat “Së bashku do të fitojmë” apo “Shpresa e popullit Kılıçdaroğlu”.

74-vjeçari Kilicdaroglu është kreu i CHP, partia më e madhe opozitare në Turqi, një forcë politike e qendrës së majtë, nacionaliste dhe laike, e themeluar nga babai i Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk.

I njohur si "Gandi Kemal" ose "Gandi i Turqisë" për ngjashmërinë e tij me liderin indian të të drejtave civile Mahatma Gandhi, 74-vjeçari me fjalë të qeta ofron një vizion rrënjësisht të ndryshëm si në përmbajtje ashtu edhe në stil me atë të zjarrtë dhe karizmatik të zotit Erdogan.

Megjithatë, disa nga aleatët e Kilicdaroglu kanë frikë se atij i mungon fuqia tërheqëse.

Ai u premtoi mbështetësve të tij se do të qeveriste Turqinë përmes konsensusit dhe konsultimit.

"Tryeza jonë është tryeza e paqes," tha ai, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters. “Qëllimi ynë i vetëm është ta çojmë vendin në ditë prosperiteti, paqeje dhe gëzimi.

Ai tha gjithashtu se do ta kthente vendin në një sistem parlamentar, sepse Erdogan bëri një tranzicion në një sistem presidencial në vitin 2018, duke fituar pushtete gjithëpërfshirëse.

 

rexhep tajip erdogan turqi kemal kilicdaroglu

Lini një Përgjigje