
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Çarshinë e Shkupit. Dy shqiptarë janë vrarë ndërsa një është plagosur si pasojë e një sulmi me armë nga persona të maskuar brenda një bar kafeje.
Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni kanë mbetur të vrarë mbrëmjen e djeshme ndërsa një person i tretë po lufton për jetë. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimin duke mbledhur provat e nevojshme nga vendngjarja.
Sipas informacioneve të para, vrasësit janë prezantuar si policë dhe kanë thënë se po bëjnë kontroll në bar kafenë, dhe pasi kanë gjetur personat për të cilët kishin ardhur, kishin hapur zjarr të shpejtë dhe i kanë vrarë dy shqiptarët.
Sipas mediave shqiptare në Shkup, personat të cilët janë përfshirë në përplasjen me armë zjarri nuk ishin emra të panjohur për policinë, pasi ishin përfshirë edhe në veprimtari të tjera të paligjshme.
Lini një Përgjigje