TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Mars 2023, 11:08

“Kemi shtyrë kufijtë e ligjit ndërkombëtar”, Braverman për emigrantët: Do të kthehen të gjithë!

Shkruar nga Pamfleti
“Kemi shtyrë kufijtë e ligjit ndërkombëtar”,

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Baverman ka deklaruar se qeveria e saj po përpiqet të shtyjë kufijtë e të drejtës ndërkombëtare me legjislacionin që synon reduktimin e kalimeve me varka përgjatë kanalit La Mansh. "The Guardian" raporton se ligji që do të bëhet publik pas mesditës ku pritet të vendosë një detyrë ligjore për sekretaren e brendshme për të ndaluar dhe larguar pothuaj të gjithë azilkërkuesit që mbërrijnë ilegalisht. Braverman tha se anijet do të ndalohen dhe kushdo që hyn ilegalisht do e të kthehet mbrapsht.

Ne duhet të ndalojmë anijet. Unë dhe kryeministri kemi punuar pa u lodhur për të siguruar që të kemi një projektligj që funksionon. Ne kemi shtyrë kufijtë e ligjit ndërkombëtar për të zgjidhur këtë krizë. Nëse vini këtu ilegalisht, nuk mund të qëndroni", tha ajo.

Sekretares së Brendshme britanike do t’i ngarkohet detyra që të largojë sa më shpejt të jetë e mundur këdo që arrin me një varkë të vogël, qoftë në Ruandë ose në një vend të tretë.

Ditën e djeshme, kryeministri Rishi Sunak argumentoi se projektligji i ri, i cili është kyç për një nga pesë prioritetet e tij për kryesinë, do të marrë përsëri kontrollin e kufijve. Do të ketë kufizime në të drejtat e emigrantëve për të përdorur një rishikim gjyqësor për të kundërshtuar vendimet, pasi ministrat përpiqen të anashkalojnë përplasjet ligjore që kanë penguar zbatimin e planeve për dërgimin e njerëzve në Ruandë. Por kritikët dhe ish-ministrat konservatorë, OJQ-të dhe refugjatë kanë paralajmëruar se propozimet janë të pazbatueshme dhe kanë lënë mijëra njerëz në harresë.

suella baverman

Lini një Përgjigje