TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2025, 15:47

Ushtria kineze godet me lazer avionin gjerman, reagon Berlini

Shkruar nga Pamfleti

Ushtria kineze godet me lazer avionin gjerman, reagon Berlini

“Ushtria kineze përdori një lazer për të shënjestruar një avion gjerman si pjesë e operacionit të BE-së Aspides.

Rrezikimi i personelit gjerman dhe ndërprerja e operacionit janë absolutisht të papranueshme.

Ambasadori kinez u thirr sot në Ministrinë e Jashtme”, thuhej në një mesazh të botuar në profilin X të Ministrisë së Jashtme gjermane.

Një fregatë e Marinës Kineze ka nisur një sulm me lazer ndaj një avioni gjerman të Bundeswehr-it në brigjet e Jemenit. Sipas të përjavshmes gjermane "Der Spiegel", anija drejtoi një rreze lazeri drejt një avioni gjerman të zbulimit të marrë me qira si pjesë e misionit të BE-së Aspides dhe me bazë në Xhibuti.

Thuhet se avioni i është afruar fregatës kineze dhe, në kundërshtim me praktikën e zakonshme, ekuipazhi nuk e raportoi incidentin paraprakisht nëpërmjet një frekuence emergjence.

Sipas një zëdhënësi të Bundeswehr-it, "shkalla e dëmit nuk është ende e qartë dhe hetimi është ende duke vazhduar".

 

Lini një Përgjigje