TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Prill 2026, 13:55

Ushtria amerikane sekuestroi një tjetër cisternë nafte të lidhur me Iranin

Shkruar nga Pamfleti

Ushtria amerikane sekuestroi një tjetër cisternë nafte të

Forcat amerikane ndaluan dhe hipën në anijen e sanksionuar M/T Majestic X në Oqeanin Indian

“Gjatë natës, forcat amerikane kryen një ndërhyrje detare dhe hipën në anijen pa kombësi M/T Majestic X, e cila është nën sanksione dhe transportonte naftë nga Irani”, thuhet në një postim të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së në platformën “X”.

Pentagoni njoftoi se sekuestroi një tjetër cisternë nafte të lidhur me Iranin në Oqeanin Indian.

Sipas postimit të Departamentit të Mbrojtjes në “X”, “gjatë natës, forcat amerikane kryen një ndërhyrje detare dhe hipën në anijen pa kombësi M/T Majestic X, e cila është nën sanksione dhe transportonte naftë nga Irani, në Oqeanin Indian, brenda zonës së përgjegjësisë së INDOPACOM”.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes deklaroi se do të vazhdojë “zbatimin global të ligjit në det për të ndërprerë rrjetet e paligjshme dhe për të penguar anijet që ofrojnë mbështetje materiale për Iranin, kudo që ato veprojnë”.

“Ujërat ndërkombëtare nuk mund të përdoren si mburojë. Departamenti i Mbrojtjes do të vazhdojë t’u heqë aktorëve të paligjshëm dhe anijeve të tyre lirinë e lëvizjes në hapësirën detare”, përfundon deklarata e Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

shba anije iran

Lini një Përgjigje