
Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka reaguar lidhur me mesazhin e fortë të Presidentit Donald Trump për Vladimir Putin. Ai ka kërcënuar Rusinë se do të vendosë më shumë taksa dhe sanksione nëse nuk i jep fund luftës së saj me Ukrainën.
“Ne i mirëpresim vërtet mesazhe kaq të forta nga Presidenti Trump”, u shpreh Andriy Sybiha, gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
"Ne besojmë se Trump do të fitojë”, shton ai, duke thënë se Ukraina shpreson se kjo do të sjellë "një dinamikë të re në përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe për të arritur një paqe afatgjatë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse".
Më herët, Kremlini i është përgjigjur gjithashtu Trumpit, duke thënë se është i gatshëm për një dialog të barabartë, një dialog të respektueshëm reciprok.
Lini një Përgjigje