TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Prill 2025, 19:41

Ultimatumi i BE ndaj liderëve europianë: Mos shkoni në paradën e Putinit në Moskë

Shkruar nga Pamfleti

Ultimatumi i BE ndaj liderëve europianë: Mos shkoni në

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, paralajmëroi liderët evropianë të hënën kundër pjesëmarrjes në festimet ushtarake të Moskës më 9 maj, duke i ftuar ata të tregojnë solidaritet me Ukrainën.

Sipas mediave ruse, qeveria e presidentit Vladimir Putin, u ka bërë ftesa liderëve të Kinës, Indisë dhe Brazilit – si dhe vendit të BE-së, Sllovakisë dhe Serbisë, e cila aspiron të bashkohet me bllokun 27-anëtarësh.

“Ajo që u diskutua gjithashtu shumë qartë dhe u tha nga vende të ndryshme anëtare, është se çdo pjesëmarrje në paradat apo festimet e 9 majit në Moskë nuk do të merret lehtë nga pala evropiane, duke pasur parasysh se Rusia po bën vërtet një luftë në shkallë të gjerë në Evropë”, u tha Kallas gazetarëve në Luksemburg pas një mbledhjeje të ministrave të jashtëm.

Kallas shtoi se BE nuk dëshiron të shohë ndonjë anëtar të mundshëm të bllokut që t'i bashkohet festimeve të Putinit në Moskë.

Festimet e 9 majit shënojnë 80-vjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste. Putin ka pohuar në mënyrë të dyshimtë se lufta e tij kundër Ukrainës është një përpjekje për të spastruar vendin nga nazistët.

Ukraina po ftonte zyrtarë dhe liderë të lartë të BE-së në Kiev më 9 maj për t'iu kundërvënë festimeve ushtarake të Rusisë – një thirrje e bërë jehonë nga Kallas pas takimit të saj me ministrat e jashtëm të BE-së.

“Kam thirrur gjithashtu të gjitha shtetet anëtare por edhe përfaqësuesit e institucioneve që të vizitojnë Kievin sa më shumë që të jetë e mundur për të treguar vërtet solidaritetin tonë dhe se jemi me Ukrainën”, tha ajo.

Zyra e Viktor Orban ka thënë se kryeministri hungarez nuk do të marrë pjesë në paradën në Moskë.

Udhëheqësi sllovak Robert Fico tha në nëntor 2024 se do të merrte pjesë.

Lini një Përgjigje