TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Prill 2025, 15:54

Njihuni me “pallatin qytet” në Kinë, 20 mijë njerëz jetojnë në një ndërtesë të vetme (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

Njihuni me “pallatin qytet” në Kinë, 20 mijë

Qyteti-pallati është në Qianjiang, distrikti qendror i Hangzhou, një megalopol me 11 milionë banorë në Kinë. Quhet Regent International Apartment Complex dhe përfaqëson eksperimentin më të madh në bashkëjetesën kolektive që Kina ka kryer ndonjëherë. Mund ta përkufizojmë si shprehjen maksimale të urbanizimit masiv të ndërtuar nga Pekini në 40 vitet e fundit. Është një rrokaqiell në të cilin aktualisht jetojnë 20 mijë njerëz. Lindur në pak muaj nga hiri i lagjeve të varfra të rrëzuara nga buldozerët, sipas arkitekturës klasike të imagjinuar nga Xi Jinping.

Njihuni me “pallatin qytet” në Kinë, 20 mijë

E projektuar fillimisht si një hotel, kjo strukturë kolosale është shndërruar në mijëra apartamente banimi luksoze, pra jo të përballueshme për ata që ikin nga varfëria. Ajo ka një formë S-je dhe mund të strehojë deri në 30 mijë banorë, por aktualisht numri është më i ulët. Është 204 metra e lartë.  I shtrirë në 36-39 katet e tij, në varësi të krahut ku ndodheni, brenda do të gjeni një shumëllojshmëri shërbimesh dhe aktivitetesh tregtare, si në çdo qytet. Ka një fushë të madhe ushqimore, si dhe pishina, berberë, sallone bukurie, supermarkete, një spital dhe bare të ndryshme. Me pak fjalë, ka pak arsye që njerëzit të largohen nga ndërtesa.

Ndërtesa u hap në vitin 2013 dhe u projektua nga Alicia Loo, shefe projektuese e hotelit të dytë me shtatë yje në botë, Singapore Sands. Duket se frekuentohet kryesisht nga profesionistë, të diplomuar apo studentë pranë marrjes së diplomës. Sipas një artikulli të agjencisë kineze të lajmeve Sina, apartamentet më të vogla pa dritare zakonisht marrin me qira për rreth 1500 RMB (191 euro) në muaj . Njësitë më të mëdha, me ballkone, mund të merren me qira deri në 4000 RMB (509 euro) në muaj.

Njihuni me “pallatin qytet” në Kinë, 20 mijë

Falë shkrirjes perfekte të hapësirave rezidenciale, komerciale dhe rekreative, disa madje e kanë përshkruar atë si "ndërtesën më të qëndrueshme në botë". Ajo ka ngjashmëri me qytetin e largët të Ëhittier, Alaska, ku 272 banorë jetojnë në të njëjtën kullë 14-katëshe. Dhe me një rrokaqiell të madh në Venezuelë, i njohur si Kulla e Davidit , e cila u bë shtëpia e mijëra njerëzve që nuk kishin ku të shkonin tjetër. /Corriere Della Sera

Lini një Përgjigje