TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Mars 2026, 21:58

Ultimatum 24-orësh, Katari shpall "non grata" diplomatët e Iranit

Shkruar nga Pamfleti

Ultimatum 24-orësh, Katari shpall "non grata" diplomatët e

Tensionet mes Katarit dhe Iranit kanë hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, pasi autoritetet në Doha kanë ndërmarrë një hap të fortë diplomatik kundër përfaqësuesve iranianë.

Ministria e Jashtme e Katarit ka shpallur “persona non grata” atashetë ushtarakë dhe të sigurisë në ambasadën iraniane, së bashku me stafin e tyre, duke u dhënë një afat prej 24 orësh për të lënë territorin e vendit.

Ky vendim vjen pas një serie sulmesh që Katari ia atribuon Iranit, ku më i fundit ka pasur në shënjestër qytetin industrial Ras Laffan, një nga pikat më të rëndësishme për sektorin energjetik të vendit.

Autoritetet e Katarit e shohin këtë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare, duke reaguar me masa të menjëhershme dhe duke ashpërsuar qëndrimin ndaj Teheranit.

Deri në këto momente, nuk është raportuar një reagim zyrtar nga pala iraniane, ndërsa zhvillimi pritet të ndikojë në marrëdhëniet diplomatike dhe stabilitetin në rajon.

 

katar sulme ras laffan irani

Lini një Përgjigje