
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të hënën se kishte zhvilluar një telefonatë me homologun e tij amerikan Antony Blinken gjatë së cilës ai kërkoi raketa me rreze të gjatë veprimi ATACMS.
Prej kohësh Kievi i ka kërkuar armët me rreze të gjatë, por SHBA ka nguruar nga frika se ajo mund t’i përdorë ato për të sulmuar territore brenda Rusisë, gjë që mund të niste një luftë botërore.
"Në thirrjen tonë, Blinken dhe unë diskutuam hapat e mëtejshëm për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën e Paqes dhe zgjidhjet për të zgjeruar eksportet e grurit," tha Kuleba në platformën e mesazheve X, e njohur më parë si Twitter. Falënderova SHBA-në për të gjithë ndihmën e dhënë dhe theksova nevojën për të përmirësuar aftësitë e Ukrainës me rreze të gjatë duke ofruar ATACMS”, tha ai.
Lini një Përgjigje