TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Nëntor 2024, 22:54

Ukraina i jep goditje të fortë Rusisë, shkatërron sistemin antiraketor me vlerë 10 milionë dollarë

Shkruar nga Pamfleti

Ukraina i jep goditje të fortë Rusisë, shkatërron sistemin

Ushtria e Ukrainës  pretendon se shkatërroi një sistem raketor anti-ajror rus me vlerë 10 milionë dollarë (7.9 milionë £)

Deklarata erdhi në Telegram, nga ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko.  Ai  tha se luftëtarët në një njësi dronesh të Gardës Kombëtare të Ukrainës kryen goditjen në sistemin rus BUK-M1.

“Pajisjet e armikut u shkatërruan plotësisht me një goditje precize”, tha ai, duke shtuar: “Kostoja e një kompleksi të tillë arrin në 10 milionë dollarë amerikanë... ne e bëjmë armikun më të dobët çdo ditë”.

Ministri nuk tha se kur ndodhi sulmi dhe nuk dha detaje të tjera shtesë.

Lini një Përgjigje