Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka folur sërish për misterin e UFO-ve dhe mundësinë e ekzistencës së jetës jashtëtokësore gjatë një interviste në emisionin “The Late Show” me Stephen Colbert.
Gjatë bisedës, Obama u shpreh se beson se mund të ekzistojë jetë inteligjente jashtë Tokës, por theksoi se qeveria amerikane nuk ka prova konkrete apo kontakte të fshehta me alienë.
“Qeveria është shumë e dobët në mbajtjen e sekreteve”, tha me humor ish-presidenti amerikan.
Ai shtoi se nëse autoritetet amerikane do të kishin në zotërim anije kozmike apo prova për ekzistencën e alienëve, informacioni do të ishte bërë publik prej kohësh.
“Me siguri dikush do të kishte bërë një selfie me një alien dhe do t’ia kishte dërguar të dashurës për ta impresionuar”, u shpreh Obama, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Intervista mori një tjetër kthesë kur Obama deklaroi me ironi se do të ishte i gatshëm të përfaqësonte Tokën në rast të një kontakti me jashtëtokësorët.
“Kandidoj për kontaktin e parë”, tha ai, duke argumentuar se përvoja në diplomaci dhe karakteri i tij miqësor e bëjnë personin e duhur për këtë rol.
Nga ana tjetër, moderatori Stephen Colbert iu përgjigj me humor: “Do ta mbajmë parasysh”.
Në përfundim të intervistës, Obama ritheksoi se, pavarësisht madhësisë së universit dhe teorive të shumta që qarkullojnë, qeveria amerikane nuk disponon prova për komunikim apo kontakte me alienë.
Former U.S. President Barack Obama said the government simply wouldn’t be able to hide the existence of aliens
— NEXTA (@nexta_tv) May 7, 2026
According to him, U.S. authorities are not good at keeping secrets.
He joked that if there really were aliens or a UFO at a military base, someone would have taken a… pic.twitter.com/D0dbJotNHj
Shkencetaret me te mire e kane vertetuar qe edhe sikur te kete aliene nuk ka mundesi te takohemi nga distancat e medha ne Galaktiken tone e te tjerat. C'te beje ky i varferi merret me distortion te mbuloje trupet qe ben trap zeliu duke ia nxjerre bojen Amerikes.