Presidenti rus Vladimir Putin, ka çuditur shumë analistë me deklaratën e tij, ku tha se presidenca e Biden është më e mirë sesa ajo e Trump.
Kjo deklaratë e tij hedh poshtë të gjitha fjalimet e mbajta nga Trump, i cili shprehej se kishte marrëdhënie më të mira me Putin.
“Një presidencë e Joe Biden do të ishte më e mirë për Rusinë sesa ajo e Donald Trump”, tha Putin në një intervistë me gazetarin pro-Kremlinit, Pavel Zuribin të mërkurën.
I pyetur nga Zuribin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, Putin tha se Biden do të ishte më mirë për Rusinë sepse ai është një person më me përvojë, ai është i parashikueshëm, ai është një politikan i një formacioni të vjetër.
Megjithatë, ai shtoi se Rusia do të punojë me çdo lider të SHBA-së që fiton besimin e popullit amerikan. Putin tha gjithashtu se për të gjykuar veprimet e administratës aktuale duhet të shikohet pozita e saj politike.
“Unë besoj se pozicioni i administratës aktuale është jashtëzakonisht i dëmshëm dhe i gabuar,” tha Putin duke iu referuar luftës së Rusisë në Ukrainë.
Presidenti rus tha se i vinte keq që nuk filloi operacionin ushtarak në Ukrainë më herët se shkurti i vitit 2022, duke pretenduar se udhëheqësit perëndimorë e kishin gënjyer Rusinë për mos zgjerimin e NATO-s në Lindje.
“Ne ishim dhe jemi të shqetësuar për mundësinë e futjes së Ukrainës në NATO, pasi kjo kërcënon sigurinë tonë”, tha Putin.
Udhëheqësi rus shprehu gjithashtu zhgënjim rreth intervistës së tij të fundit me figurën e medias së ekstremit të djathtë Tucker Carlson.
“Sinqerisht mendova se ai do të ishte agresiv dhe do të bënte pyetje të vështira. Unë jo vetëm që isha gati për këtë, por e doja këtë intervistë, sepse do të më jepte mundësinë të ktheja përgjigje të vështira”, tha Putin.
“Të jem i sinqertë, nuk më pëlqeu plotësisht ajo intervistë”, tha ai.
Lini një Përgjigje