
Trupi i komandantit ushtarak të Hezbollahut Fuad Shukr është gjetur nën gërmadha në periferitë jugore të kryeqytetit libanez Bejrut. Lajmin e bën të ditur Reuters duke cituar dy burime.
Kujtojmë se ushtria izraelite njoftoi vonë të martën se kishte vrarë Shukr, të cilit iu referua si komandanti më i lartë i Hezbollahut dhe të cilin e fajësoi për një sulm në fundjavë.
Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka njoftuar se pesë civilë janë vrarë në një sulm që kishte në shënjestër një nga komandantët më të lartë të Hezbollahut.
Hezbollahu nuk ka thënë se si do të përgjigjet, por ne mund të shohim një përgjigje të koordinuar nga Irani dhe aleatët e tij rajonalë pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh këtë mëngjes në Teheran.
Lini një Përgjigje