TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Korrik 2024, 16:52

U tha se Putin i mbylli telefonin, reagon ashpër Vuçiç: Gënjeshtra!

Shkruar nga Pamfleti

U tha se Putin i mbylli telefonin, reagon ashpër Vuçiç:

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha gjatë fjalimit të tij në Pallatin e Serbisë se nuk është e vërtetë se ai ka telefonuar tre herë presidentin rus, Vladimir Putin dhe se ai nuk i është përgjigjur.

Teksa theksoi se tradicionalisht ka marrëdhënie të mira me Federatën Ruse, Vuçiç deklaroi se kjo ngjarje nuk ka ndodhur.

Ai sfidoi personat që nxorën lajmin duke thënë se nëse e nxjerrin prova se Putin i ka refuzuar telefonatën, ai do të jepte dorëheqje.

Unë mund të jem një i çmendur, një peder, një i sëmurë, një majmun, një luftëtar, një kriminel lufte, por ata janë gënjeshtarë, të provuar. As që më lëndojnë.

Ata gënjejnë siç kanë gënjyer për Jovanjica. Le të thonë përmes kujt doja të flisja me presidentin Putin dhe nëse ai ka refuzuar, nuk do të jem më president”, tha ai.

Lini një Përgjigje