TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Janar 2024, 09:28

U shiti informacione zyrtarëve rusë, dënohet me 20 vite burg ish-oficeri italian

Shkruar nga Pamfleti

U shiti informacione zyrtarëve rusë, dënohet me 20 vite burg

Gjykata e Romës ka dënuar me 20 vite burg oficerin e Marinës, Walter Biot, pas akuzave për spiunim dhe korrupsion.

Ai u arrestua në mars 2021 në një parking të një qendre tregtare në kryeqytet, pasi u kap duke u kaluar informacione të klasifikuara zyrtarëve të ambasadës ruse, në këmbim të 5000 euro.

Për këtë çështje, Biot, aktualisht i paraburgosur në burgun ushtarak të Santa Maria Capua Vetere, tashmë është dënuar Gjykata e Shkallës së Parë me 30 vite burg.

Prokurorët të cilët bënë thirrje që oficeri të dënohej me burgim të përjetshëm, theksuan se 19 dokumentet që Walter Biot kishte fotografuar me celularin e tij ishin klasifikuar si “konfidenciale të NATO-s”, dhe konsideroheshin “tepër sekrete”.

Lini një Përgjigje