
Bluza e veshur nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kur hyri në hotelin ku do të qëndronte gjatë takimit në Alaska, vijon të prodhojë diskutime.
Shkurtesa BRSS (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike) shkaktoi një sensacion. Presidenti rus Vladimir Putin e quajti me shaka Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov "imperialist" për shkak të bluzës me mbishkrimin "BRSS" që ai mbante veshur kur fluturoi për në Alaska.
Lavrov, gjatë një interviste, reagoi lidhur me paraqitjen e tij në Alaska.
???? Lavrov — on his “fashion moment” in Alaska wearing a sweater with “USSR”
— NEXTA (@nexta_tv) August 20, 2025
"There’s no imperialism here, no attempt to revive an imperial mindset," explained Putin’s foreign minister.
"It’s about history — and history must be preserved. Including, if I may, with a light sense… pic.twitter.com/MgNnvVozZw
"Nuk ka imperializëm, asnjë përpjekje për të ringjallur një mentalitet imperialist", shpjegoi ministri i jashtëm i Putinit, duke shtuar "kjo është histori dhe historia duhet të ruhet, duke përfshirë, nëse më lejoni, pak humor."
Çmimi i bluzës me mëngë të shkurtra "BRSS"
Themeluesi i markës Chelyabinsk, e cila prodhon këto bluza me mbishkrimin "BRSS", tha se produkti kushton 10,990 rubla (rreth 118 euro). Kjo raportohet nga "KP-Chelyabinsk".
Sipas biznesmenit, zgjedhja e ministrit ishte një surprizë e vërtetë për të gjithë ekipin.
Lini një Përgjigje