Turistët mbushin destinacionet më të njohura italiane që para nisjes së sezonit veror
Destinacionet më të njohura turistike të Italisë po përballen me fluks të madh vizitorësh, ndërsa sezoni veror ende nuk ka nisur zyrtarisht.
Roma mbetet gjatë gjithë vitit një nga qytetet më të vizituara në botë, por pamjet që po qarkullojnë ditët e fundit në rrjet tregojnë mbipopullim në disa prej pikave më ikonike të kryeqytetit italian.
Një nga zonat më të mbushura është Piazza di Spagna, ku turma të mëdha turistësh kanë bllokuar shkallët e famshme, ndërsa shumë vizitorë nuk arrijnë as të afrohen në zonë.
Pamje të ngjashme raportohen edhe pranë Koloseut, ku turistët kanë krijuar radhë të gjata pranë sporteleve të biletave për të hyrë në monumentin historik.

Vizitorët që ndodhen në Romë përshkruajnë pushimet e majit si “jo për zemra të dobëta”, pasi turmat e mëdha e bëjnë të vështirë edhe një vizitë të shkurtër në atraksione si Fontana di Trevi.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në jug të Italisë, në Amalfi dhe Positano, destinacione bregdetare që tërheqin mijëra turistë gjatë muajve me mot të ngrohtë.
Në Positano, mijëra vizitorë po grumbullohen në rrugicat e ngushta të qytetit, duke shkaktuar bllokime dhe pakënaqësi te banorët vendas.
“Kemi arritur limitin”, shkroi një banor në Facebook, duke komentuar videot me turmat në Positano. “Si qytetarë, duhet të mbyllemi brenda shtëpive tona”.
Një tjetër banor deklaroi se autoritetet lokale e tolerojnë situatën. “Kryebashkiakëve dhe drejtuesve të Bregdetit Amalfi u pëlqen ky kaos. Përndryshe, do të kishin marrë masa për të kontrolluar turizmin masiv”, u shpreh ai.
Kjo eshte italia turistike.Jo si hotelet tona qe numerojn pirunjt dhe luget.Jan anulluar me mijera persona qe do vinin ne shqiperi
Turizmi nuk eshte ekonomi e stabiluzuar e afat gjate. Luhatet nga dekada ne dekade. Cdo lloj biznesi kur pritet me tabaka ne dore eshte ne pikepyetje. Filloi Greqia cope cope, zhvilloi turizmin, lulezoi duke ia hequr Spanjes e Italise me cmime te uleta e pastaj shkoi pikjate. Pse? Sepse ka vende qe trashegojne varferi e ta marrin biznesin e pastaj del nje fukara tjeter e bishti behet litar. Vetem produkti e teknollogjia kane stabilitet, sepse jane te aplikuara shkencat me te parparuara e ta kushtezojne marrjen e parase e jo duke pritur me tabaka ne dore, kap cfare te kapesh. Kina fukara cope cope, Japonia e mundur, qe akoma nuk ka lare borxhet e luftes, Koreja ish fukara, Singapori, Indonezia, India, etj., kane ngritur ekonomi te stabilizuar pe prodhim. Ngriti pordhen Kina, pastaj filloi India e Bangla Deshi, Vitnami, etj. I keni pare produktet se cfare Made in shtet kane. U be cope cope Lindja e mesme, OK e duke ngordhur per buke do te punojne me lire e fabrikat do te cvendosen atje e pas tyre kush e ka radhen e baterdise!? Por kane afate te gjata. Mendojeni mire.