TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Gusht 2025, 08:39

Trump zbardh mesazhin e Xi Jinping: Kina nuk do të pushtojë Tajvanin për sa kohë unë jam president i SHBA-së

Shkruar nga Pamfleti

Trump zbardh mesazhin e Xi Jinping: Kina nuk do të pushtojë Tajvanin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi të premten se presidenti i Kinës, Xi Jinping i kishte thënë se Kina nuk do të pushtonte Tajvanin për sa kohë që Trump është në detyrë.

Trump i bëri këto komente në një intervistë me Fox News, përpara bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin mbi pushtimin e Ukrainës nga Moska.

“Do t’ju them, e dini, keni një gjë shumë të ngjashme me Presidentin Xi të Kinës dhe Tajvanit, por nuk besoj se ka ndonjë mënyrë që kjo të ndodhë për sa kohë që unë jam këtu. Do ta shohim”, tha Trump gjatë një interviste në “Special Report” të Fox News.

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje