Presidenti amerikan Donald Trump vijon të mbajë të pandryshuar qëndrimin e tij lidhur me videon që shkaktoi reagime të forta publike, në të cilën Barack dhe Michelle Obama paraqiteshin si majmunë.
Edhe pse postimi u fshi disa orë më vonë dhe Shtëpia e Bardhë e cilësoi publikimin si pasojë të një gabimi të një punonjësi, Trump, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në bordin e Air Force One, mohoi çdo përgjegjësi personale. Ai e përshkroi veten si “presidenti më pak racist që keni pasur prej shumë kohësh”.
“Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me votuesit me ngjyrë. Ata kanë qenë të shkëlqyer me mua dhe unë kam qenë i shkëlqyer me ta”, tha ai.
Barack dhe Michelle Obama nuk kanë reaguar drejtpërdrejt ndaj videos. Megjithatë, vonë të premten në mbrëmje, në reagimin e tyre të parë pas incidentit, ata publikuan një mesazh në rrjetet sociale ku i uronin ekipit amerikan suksese në Lojërat Olimpike Dimërore.
Lini një Përgjigje