TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Mars 2026, 15:22

Trump nuk pranon negociata me Iranin: Dorëzim pa kushte dhe një lider të zgjedhur nga SHBA-ja

Shkruar nga Pamfleti
Trump nuk pranon negociata me Iranin: Dorëzim pa kushte dhe një lider
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump duket se përjashton çdo mundësi për një marrëveshje diplomatike me Iranin për t'i dhënë fund konfliktit.

Me anë të një postimi në platforëm sociale, “TruthSocial”, Trump tha hapur se nuk pranon asnjë marrëveshje me Irani, përveç se një dorëzim pa kushte.  Ai theksoi gjithashtu se SHBA-ja dëshiron të luaj një rol të madh edhe në emërimin e liderit të ri iranian në mënyrë që të arrihet fundi i luftës. Trump shtoi se Irani ka një të ardhme të shkëlqyer përpara dhe se ai do ta bënte Iranin të madh sërish.

“Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç dorëzimit pa kusht! Pas kësaj, dhe zgjedhjes së një Udhëheqësi(ësh) të madh dhe të pranueshëm, ne, dhe shumë nga aleatët dhe partnerët tanë të mrekullueshëm dhe shumë të guximshëm, do të punojmë pa u lodhur për ta rikthyer Iranin nga pragu i shkatërrimit, duke e bërë atë ekonomikisht më të madh, më të mirë dhe më të fortë se kurrë më parë. irani do të ketë një të ardhme të shkëlqyer. “ta bëjmë iranin përsëri të madh (MIGA!).” Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP", shkroi Trump. 

trump irani shba

Lini një Përgjigje