TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2025, 07:25

Trump njoftoi armëpushimin, Irani sulmon Izraelin; 3 të vrarë dhe 22 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Trump njoftoi armëpushimin, Irani sulmon Izraelin; 3 të vrarë dhe

Ka hyrë në fuqi armëpushimi 12-orësh i dakordësuar mes Izraelit dhe Iranit. 

Hyn në fuqi armëpushimi 12-orësh mes Izraelit dhe Iranit, i bërë publik mbrëmjen e së hënës nga presidenti amerikan Donald Trump. Por, disa orë pasi presidenti amerikan bëri publike marrëveshjen, sirenat e alarmit ranë të Tel Aviv, Jerusalem dhe në shumë zona të tjera të qendrës së shtetit hebraik.

Sipas mediave izraelite, tre persona u vranë në një sulm me raketa në Beer Sheva, ndërsa 22 të tjerë u plagosën. Shërbimet e emergjencës njoftojnë se, një grua dhe dy burra kanë vdekur, ndërsa nga 22 të plagosurit 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Trump njoftoi armëpushimin, Irani sulmon Izraelin; 3 të vrarë dhe

Agjencia iraniane e lajmeve "Fars" raporton se pas sulmit të fundit me raketa, armëpushimi me Izraelin filloi në orën 7:30 të mëngjesit me orën lokale.

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, teksa shkruan se armëpushimi “tani është në fuqi”.  

"Ju lutem mos e shkelni", shton ai në një postim në Truth Social.

Trump, shpalli marrëveshjen e armëpushimit Iran-Izrael. Ai njoftoi se marrëveshja do të përfshijë një "armëpushim të plotë" për 12 orë, pas së cilës lufta midis dy vendeve do të konsiderohet e përfunduar.

“Nëse marrëveshja do të respektohet nga të dyja palët, atëherë ky do të ishte fundi i një lufte 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit, të cilët kanë shkëmbyer sulme të shumta. Irani do të nisë armëpushimin dhe, në përfundim të orës së dymbëdhjetë, Izraeli do të fillojë armëpushimin e tij. Në përfundim të 24 orëve, fundi zyrtar i luftës 12-ditore do të përshëndetet nga e gjithë bota”, tha Trump.

Presidenti i SHBA shtoi se gjatë secilit armëpushim, pala tjetër do të mbajë një qëndrim paqësor dhe respektues.

Marrëveshja për armëpushim vjen pas hakmarrjes së Iranit për sulmin e SHBA, duke shënjestruar bazat amerikane në Katar dhe Irak. Trump dhe zëvendëspresidenti Vance diskutuan propozimin për armëpushim mes Izraelit dhe Iranit me emirin e Katarit, pas sulmeve iraniane ndaj bazave amerikane në Doha.

Kryeministri i Katarit arriti të sigurojë dakordësinë e Iranit përmes një telefonate me Teheranin. Ndërkohë, Teherani ka konfirmuar se ka pranuar armëpushimin, por nga Izraeli nuk ka ende asnjë reagim.

Lini një Përgjigje