TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Mars 2025, 10:39

Trump ndaloi ndihmën ushtarake për Ukrainën, reagon Kremlini: Kontribon për kauzën e paqes! 

Shkruar nga Pamfleti

Trump ndaloi ndihmën ushtarake për Ukrainën, reagon Kremlini:

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump vendosi të ndalojë ndihmën ushatrake për Kievin. Lidhur me këtë ka regauar Kremlini. 

Kremlini e ka përshkruar vendimin e Trump si kontributin më të mirë për kauzën e paqes.

Kremlini tha se masa mund të inkurajojë Kievin të “kërkojë paqe“, ndërsa shtoi se vendet evuopiane “do të përpiqen të kompensojnë Ukrainën” për humbjen e ndihmës ushtarake.

Kujtojmë se ishte Shtëpia e Bardhë e cila njoftoi se Presidenti Donald Trump ka vendosur të pezullojë ndihmën për Ukrainën.

“Presidenti ka qenë i qartë se ai është i përqendruar te paqja. Ne kemi nevojë që partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi gjithashtu. Ne po e pezullojmë dhe po e shqyrtojmë ndihmën tonë, për t’u siguruar që ajo po ndihmon për një zgjidhje“, ka thënë një zyrtar amerikan.

Lini një Përgjigje