TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Gusht 2025, 18:47

Trump kërcënon Indinë: Mos blini naftë nga Rusia ose do përballeni me tarifa

Shkruar nga Pamfleti

Trump kërcënon Indinë: Mos blini naftë nga Rusia ose do

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar sot se do të rrisë ndjeshëm tarifat për produktet e importuara nga India, duke akuzuar vendin për blerjen e “sasive të mëdha të naftës ruse” dhe shitjen e saj në tregun e hapur për fitime të mëdha.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi: “India jo vetëm që blen sasi të mëdha nafte ruse, por më pas, pjesën më të madhe të naftës që blen, e shet në Tregun e Hapur për një fitim të madh. Ata nuk interesohen se sa njerëz në Ukrainë po vriten nga makineria ruse e luftës.”

Trump deklaroi se, për shkak të kësaj, do të rrisë tarifat që India paguan për eksportet në SHBA, por nuk dha detaje për shifrat e sakta. Kërcënimi vjen pas njoftimit të tij të javës së kaluar, ku tha se do të vendosë një tarifë prej 25% për mallrat indiane dhe paralajmëroi për një dënim të paspecifikuar ndaj ekonomisë së pestë më të madhe në botë.

Megjithatë, India duket e vendosur të mos ndryshojë qëndrimin e saj. Sipas dy burimeve qeveritare indiane të cituara nga Reuters, vendi do të vazhdojë të blejë naftë nga Rusia, pavarësisht kërcënimeve të Trump. 

Lini një Përgjigje