
Pesidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një nga deklaratat më të forta të ditëve të fundit lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke kërcënuar drejtpërdrejt Hamasin se do të çarmatoset “shpejt dhe ndoshta me dhunë”, nëse nuk dorëzon vullnetarisht armët.
Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, pas një takimi me presidentin e Argjentinës, Javier Milei, Trump deklaroi: “Nëse nuk çarmatosen, do t’i çarmatosim ne. Dhe kjo do të ndodhë shpejt – ndoshta edhe në mënyrë të dhunshme”.
Ai tha se ka marrë garanci nga përfaqësues të Hamasit se grupi do të dorëzojë armët, duke shtuar se bisedimet janë bërë “përmes njerëzve të mi në nivelet më të larta”.
Por më shumë se sa retorika e zakonshme, vëmendje të madhe ka tërhequr edhe një deklaratë tjetër: Trump tha se Hamasi ka “eliminuar dy banda shumë të këqija” në Gaza dhe ka “vrarë disa prej tyre”, duke shtuar se “kjo nuk më shqetësoi aspak”.
Lini një Përgjigje