TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Mars 2026, 18:25

Trump: Kemi ende punë në Iran, por nuk do të qëndrojmë atje shumë më gjatë

Shkruar nga Pamfleti
Trump: Kemi ende punë në Iran, por nuk do të qëndrojmë
Donald Trump

Lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti, deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një intervistë telefonike për “New York Post”, duke theksuar se prania amerikane në konflikt nuk do të zgjasë shumë.

Nuk do të qëndrojmë aty për shumë gjatë. Po i shkatërrojmë plotësisht në këtë moment, është një shkatërrim total”, u shpreh ai.

Trump shtoi se, megjithatë, mbetet ende punë për të përfunduar. “Nuk do të jetë e nevojshme të qëndrojmë aty për shumë gjatë — por kemi ende punë për të bërë sa i përket neutralizimit të kapacitetit të tyre ofensiv, çfarëdo kapaciteti ofensiv që u ka mbetur”, tha ai.

Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, presidenti amerikan deklaroi se ajo do të “hapet automatikisht” pasi Shtetet e Bashkuara të tërhiqen, duke shtuar se vende të tjera mund të marrin përsipër garantimin e lundrimit në zonë.

trump shba

Lini një Përgjigje