TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Mars 2026, 18:21

Trump irritohet keq me aleatët në NATO: SHBA do të shqyrtojë tërheqjen nga Aleanca!

Shkruar nga Pamfleti
Trump irritohet keq me aleatët në NATO: SHBA do të shqyrtojë
Donald Trump

Pakënaqësia për qëndrimin ndaj Iranit thellon përplasjen me aleatët, presidenti amerikan lë të hapur edhe mundësinë e tërheqjes nga NATO...

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s po thellohen, ndërsa presidenti Donald Trump sinjalizon një rishqyrtim të marrëdhënies me aleancën ushtarake në një moment kritik për sigurinë globale.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump nuk përjashtoi mundësinë e një ndryshimi të madh strategjik, kur u pyet nëse po mendon të tërhiqet nga NATO për shkak të qëndrimit të aleatëve ndaj Iranit.

“Është padyshim diçka për t’u menduar. Nuk kam nevojë për Kongresin për të marrë këtë vendim”, deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se opsioni mbetet në tavolinë. Megjithatë, shtoi se aktualisht nuk ka një vendim konkret, por theksoi hapur pakënaqësinë: “Nuk jam veçanërisht i entuziazmuar”.

Më herët, në një reagim në platformën Truth Social, Trump kritikoi ashpër mungesën e gatishmërisë së shumicës së aleatëve të NATO-s për t’u përfshirë në operacionin ushtarak kundër Iranit.

Ai theksoi se, pavarësisht dakordësisë së përgjithshme se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore, vendet aleate kanë refuzuar të angazhohen ushtarakisht.

“Nuk kemi më nevojë për ndihmën e vendeve të NATO-s dhe nuk kemi as dëshirë për të”, shkroi Trump, duke zgjeruar kritikat edhe ndaj partnerëve të tjerë si Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut.

Presidenti amerikan e përshkroi NATO-n si një marrëdhënie të pabarabartë, ku sipas tij SHBA mban barrën kryesore financiare dhe ushtarake pa marrë mbështetje të mjaftueshme në momente kyçe.

“Ne shpenzojmë qindra miliarda dollarë çdo vit për t’i mbrojtur këto vende, ndërsa ato nuk bëjnë asgjë për ne, sidomos në kohë nevoje”, deklaroi ai.

Këto qëndrime sinjalizojnë një përshkallëzim të retorikës së Trump ndaj aleatëve dhe rrisin pasigurinë mbi të ardhmen e rolit amerikan në NATO, në një kohë kur konflikti me Iranin po teston kohezionin e aleancës perëndimore.

donald trump nato

4 Komente

  1. D
    Dauti

    Ne gop te sateme te shkosh o kokportokalle.

    1. A
      Arben

      Provoje njeher ik sa me shpejt nga europa,vetem se me kujdes se ne Azi do lesh kockat. Cfardo te mire tu besh nuk te duan. Ske nga tja mbash prape ne Euro do rikthehesh.

      1. A
        Arber

        Ik o idiot se cmende Boten dhe rrenove Ameriken.Me mire jashte NATO-s te jesh ti. Kush te duron pordhet e tua prej idioti.Ti je kundervene Europes se qyteteruar. Mosad ka per ty dosje kompromentuese, ndaj vepron keshtu ne menyre te papergjegjeshme.Cfare pret nga nje kurvar qe kap grate per bythesh qe ka ne dore shumcka

        1. I
          Iliri

          Vendi yne te mbeshtetet tek Sh.B.A, sepse eshte aleati yne i cili me 1999 cliroi Kosoven.Kjo nuk nuk do te harrohet kurre...Sh.B.A. goditen me forca ushtarake nji padrejtesi historike ndaj coptimit te trojeve tona nga vendet fqinj dhe disa vende europiane qe na kane paragjykuar si dje e sot.

          Lini një Përgjigje