TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Janar 2025, 16:04

Trump i “etur” për naftë dhe gaz: Do rrëzojmë vendimin e Biden që ndalon kërkimet në det!  

Shkruar nga Pamfleti

Trump i “etur” për naftë dhe gaz: Do rrëzojmë

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump siguroi të hënën se do të anulonte "menjëherë" ndalimin e vendosur nga Joe Biden i cili nuk lejon kërkime në det të hapur për naftë ose gaz në një zonë të madhe detare.

"Unë do ta anuloj menjëherë ndalimin", tha presidenti i zgjedhur në një intervistë me drejtuesin e radios Hugh Hewitt.

Duke iu referuar presidentit amerikan, Donald Trump pyeti: “Çfarë po bën? Pse po e bën këtë?"

Ndalimi i vendosur nga Biden, mbulon të gjithë bregdetin e Atlantikut dhe Gjirin lindor të Meksikës. Ai gjithashtu mbulon brigjet e Paqësorit në Kaliforni, Oregon dhe Uashington, por edhe një pjesë të Detit Bering pranë Alaskës.

"Vendimi im pasqyron atë që komunitetet bregdetare, bizneset dhe pushuesit e kanë njohur për një kohë të gjatë: se shpimi në këto brigje mund të shkaktojë  dëme të pakthyeshme  në vendet që duam dhe janë të panevojshme për të përmbushur nevojat e kombit tonë për energji”, deklaronte Biden.

Lini një Përgjigje