TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2026, 21:34

Trump flet me Von der Leyen, në fokus Irani dhe negociatat tregtare

Shkruar nga Pamfleti

Trump flet me Von der Leyen, në fokus Irani dhe negociatat tregtare

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se kishte zhvilluar një bisedë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen rreth Iranit dhe negociatave tregtare që po zhvillohen me Bashkimin Evropian.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Truth Social’, Trump tha se pati një bisedë të mirë me Von der Leyen, teksa shtoi se ajo kishte rënë dakord që Irani nuk duhet të ketë kurrë një armë bërthamore.

“Diskutuam shumë tema, përfshirë faktin që jemi plotësisht të bashkuar që Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore”, shkroi Trump në një postim në Truth Social, duke shtuar se ishte një bisedë e shkëlqyer.

Kujtojmë se Irani është ende duke shqyrtuar "mesazhet" nga SHBA-të nëpërmjet ndërmjetësve pakistanezë dhe ende nuk e ka finalizuar përgjigjen e tij ndaj një propozimi të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës.

Trump tha gjithashtu se i bëri presion von der Leyen për angazhimet tregtare të lidhura me atë që ai e përshkroi si një “Marrëveshje Historike Tregtare” të arritur në Turnberry vitin e kaluar.

“Kam pritur me durim që BE-ja të përmbushë pjesën e saj të Marrëveshjes Historike Tregtare që ramë dakord në Turnberry të Skocisë, Marrëveshja më e madhe Tregtare ndonjëherë! U bë një premtim se BE-ja do të përmbushte pjesën e saj të Marrëveshjes dhe, sipas Marrëveshjes, do t’i ulte tarifat në ZERO!”, shtoi Trump.

Presidenti tha se pranoi t’i jepte Bashkimit Evropian kohë deri në 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara përpara se të rriste tarifat “në nivele shumë më të larta”. Nuk është e qartë se nën çfarë autoriteti Trump mund të vendoste detyrime të tilla, duke pasur parasysh një vendim të Gjykatës së Lartë që e hodhi poshtë politikën e tij të tarifave në fillim të këtij viti.

trump von der leyen

Lini një Përgjigje