TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Gusht 2025, 19:02

Trump e quajti president i respektuar, lideri i opozitës bjelloruse kërkon vazhdimësinë e presionit ndaj Lukashenkos

Shkruar nga Pamfleti

Trump e quajti president i respektuar, lideri i opozitës bjelloruse

Shefi i stafit të udhëheqësit të opozitës bjelloruse, Franak Viaçorka tha se nuk duhet të ketë ndryshime në politikën e SHBA-së ndaj Alexander Lukashenkos derisa të lirohen të burgosurit politikë dhe udhëheqësi i fortë të ndryshojë sjelljen e tij.

Më tej ai shtoi se ishte shumë e sjellshme nga ana e Trump, që ta quante Lukashenkon shumë të respektuar

Derisa të shohim një ndryshim të vërtetë të politikës, nuk duhet të hiqen sanksionet, nuk duhet të ndodhë asnjë njohje. Nuk duhet të ndodhë asnjë takim. Ishte shumë e sjellshme që Trump ta quante Lukashenkon shumë të respektuar, por nëse kjo ndihmon në lirimin e njerëzve, një gjuhë e tillë është në rregull. Qëllimi ynë është t’i lirojmë të gjithë këta njerëz”, tha Franak Viaçorka për CNN pas telefonatës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump me Lukashenkon sot.

Lideri i opozitës, Siarhei Tsikhanouski, u lirua nga burgu bjellorus në qershor pas një vizite në Minsk nga i dërguari special i SHBA-së, Keith Kellogg.

Viacorka tha se shpresonte që nëse Trump ia del mbanë me strategjinë e tij, të gjitha represionet të ndalen, Bjellorusia dhe ne të ecim drejt demokracisë dhe dialogut kombëtar.

Por nëse Lukashenko nuk e ndryshon sjelljen e tij, Viaçorka tha: “Jam i sigurt se Presidenti Trump nuk ka vetëm karota, por edhe shkopinj për të përdorur.”

Lini një Përgjigje