
Donald Trump tha se planifikon të patrullojë rrugët e Uashingtonit sonte (21/08), i shoqëruar nga policia dhe ushtria, pas vendosjes së trupave të Gardës Kombëtare në kryeqytet javën e kaluar.
"Do të dal sonte, mendoj, me policinë dhe ushtrinë, sigurisht", i tha presidenti amerikan gazetarit të Newsmax, Todd Starnes.
Detajet e planeve të presidentit priten, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë. Trump ka mobilizuar tashmë mijëra trupa të Gardës Kombëtare dhe agjentë federalë , duke përmendur një "valë krimi" në kryeqytet.
Lini një Përgjigje