TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Korrik 2026, 08:13

Tërmeti në Venezuelë, mbi 2.500 viktima dhe mijëra të zhdukur

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti në Venezuelë, mbi 2.500 viktima dhe mijëra të

Situata në Venezuelë mbetet dramatike një javë pas dy tërmeteve shkatërrimtare që goditën vendin, ndërsa bilanci i viktimave vazhdon të rëndohet.

Sipas presidentes në detyrë, Delcy Rodriguez, numri i të vdekurve ka arritur në 2.595, ndërsa mbi 12.000 persona kanë mbetur të plagosur. Autoritetet raportojnë gjithashtu se rreth 38.500 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Dy tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter, shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturë. Sipas të dhënave zyrtare, afro 800 ndërtesa janë dëmtuar rëndë, ndërsa 189 prej tyre janë shembur plotësisht.

Në terren vijojnë operacionet intensive të kërkim-shpëtimit, ku ekipe vendase dhe ndërkombëtare po punojnë për të gjetur persona të bllokuar nën rrënoja. Edhe pse shpresat për të gjetur të mbijetuar po zbehen me kalimin e ditëve, autoritetet kanë bërë të ditur se kërkimet nuk do të ndërpriten.

Një moment shprese erdhi me shpëtimin e Herman Gil, i cili u nxor i gjallë nga rrënojat tetë ditë pas tërmetit, në një operacion që u cilësua si mrekulli nga ekipet e emergjencës.

Ndërkohë, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP) vlerëson se dëmet ekonomike të shkaktuara nga tërmetet i kalojnë 10 miliardë dollarët. Qeveria venezueliane ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare në nder të viktimave.

venezuele viktima termete

Lini një Përgjigje