
Ambasada e Mbretërisë së Spanjës, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të shtatë të lënduarve nga zjarri në diskotekën e Koçanit, të cilët u transportuan për trajtim në Spanjë.
Sipas njoftimit, Ambasada spanjolle bën me dije se të lënduarit janë në gjendje të stabilizuar.
Ditën e djeshme, ata mbërritën në Spanjë dhe pas kryerjes së kontrolleve të para mjekësore, u konfirmua se ndodhen në gjendje stabile.
Trajtimi i mëtejshëm ka filluar tashmë në spitalet përkatëse, shkruan Alsat M.
Po ashtu, Ambasada njoftoi se mbreti Felipe VI i Spanjës i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, pas tragjedisë që ndodhi në Koçan.
Lini një Përgjigje