TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2025, 14:40

Tragjedia në Koçan, mes viktimave edhe futbollisti i Shkupit dhe bateristi i grupit që po këndonte

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në Koçan, mes viktimave edhe futbollisti i Shkupit dhe
Tragjedia në Koçan

Andrej Lazarov, futbollisti i Shkupit ka ndërruar jetë në spitalin e Shtipit ku është transferuar mëngjesin e sotëm pas tragjedisë në Koçan.

Lazarov ishte vetëm 25 vjeç. Ai shpëtoi jetë në diskotekën që digjej.Ai nuk pësoi ndonjë djegie të rëndë, por thithi tymin që ishte i pranishëm në diskotekë.

Lazarov gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur për Metalurgun, Rabotniçkin, Tikveshin, Rudesin, Goricën dhe Shkupin.

Mes viktimave është edhe Gjorgi Gorgiev, bateristi 23 vjeçar nga Strumica.

Informata se ai ishte një nga 59 personat që humbën jetën tragjikisht në aksident e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov.

Ende po kërkohet informacion për anëtarët e mbetur të grupit. Bëhet e ditur se të dy anëtarët e dyshes Panço dhe Andrej janë shtruar në spital.

Panço kishte djegie në fytyrë dhe duar dhe është nën mbështetje për oksigjen.

Mediat sociale janë ende në kërkim të informacioneve për Sara Projkovskën, vokalistja mbështetëse e grupit dhe Martin Buco Beatbox, i cili gjithashtu performon me dyshen e grupit ADN dhe ishte pjesë e koncertit të grupit në natën fatale.

tragjedia në koçan

Lini një Përgjigje