Rreth 80 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Texas...
Është rritur bilanci i viktimave nga përmbytjet në Texas. Sipas mediave të huaja, rreth 80 persona kanë humbur jetën.
Guvernatori i qarkut Dan Patrick u shpreh i shqetësuar për situatën duke paralajmëruar se ekziston rreziku që numri i viktimave të vijojë të rritet në orët në vijim.
Shërbimi Kombëtar i Motit, ka paralajmëruar se priten më shumë stuhi në 24-48 orët e ardhshme në rajon, gjë që mund të pengojë ekipet e shpëtimit të cilat tashmë po përballen me gjarpërinj helmues ndërsa kërkojnë në baltë e mbeturina.
Ndërkohë kërkimet për të zhdukurit vijojnë ende. Numri i viktimave përfshin të paktën 28 fëmijë në Qarkun Kerr, ku 10 vajza dhe një këshilltare nga Kampi Mystic nuk janë gjendur ende.
Ekipet po vazhdojnë të kërkojnë edhe për 10 kampistë dhe një këshilltar nga Kampi Mystic, kampi veror për të gjitha vajzat pranë lumit Guadalupe. Ekipet po kërkojnë nga toka dhe ajri, me Gardën Kombëtare Ajrore të Teksasit duke përdorur dronë ushtarakë të pilotuar nga distanca që përdoren zakonisht nga ushtria për të kryer mbikëqyrje.
Nga të shpëtuarit në Qarkun Kerr, 18 të rritur dhe 10 fëmijë ende nuk janë identifikuar zyrtarisht.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha të dielën se autoritetet nuk do të ndalen para asgjëje për t’u siguruar që të gjendet çdo person i zhdukur.
Presidenti i SHBA, Donald Trump nënshkroi të dielën një deklaratë për gjendje të jashtëzakonshme për Qarkun Kerr, duke aktivizuar Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave në Teksas. Ai tha gjithashtu se mund të vizitonte shtetin të premten.
"Po punojmë shumë ngushtë me përfaqësues nga Teksasi dhe është një gjë e tmerrshme që ka ndodhur, absolutisht e tmerrshme", tha Trump.

Lini një Përgjigje