TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Tetor 2025, 18:01

Tragjedi në Tunizi/ Fundoset varka me 70 emigrantë, mbyten 40 persona; mes tyre edhe fëmijë!

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në Tunizi/ Fundoset varka me 70 emigrantë, mbyten 40 persona;

Të paktën dyzet persona kanë vdekur në një varkë që u fundos në brigjet e Salakta të Tunizisë, në provincën Mahdia në pjesën juglindore të vendit.

Lajmi u njoftua nga Walid Chatrbi, zëdhënës i gjykatës së Mahdia, në radion tuniziane Mosaïque FM, duke shpjeguar se varka mbante emigrantë nga Subsaharia dhe se viktimat përfshinin edhe foshnja.

“Hetimet fillestare tregojnë se në bordin e anijes kishte 70 persona. Dyzet trupa, përfshirë foshnja, u nxorën dhe 30 persona u shpëtuan. Të gjithë ishin nga vendet e Afrikës nga Subsaharia", njoftoi Roja bregdetare.

Roja bregdetare, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes ku një anije hekuri e improvizuar, u përmbys, arriti të shpëtonte të paktën tridhjetë persona.

Zëdhënësi i Rojës Bregdetare shtoi se zyra e prokurorit ka urdhëruar një hetim për tragjedinë, një nga aksidentet më dramatike për sa i përket numrit të të vdekurve të vitit 2025.

Tunizia, bregdeti i së cilës është afërsisht 145 kilometra larg Lampeduzës, është një vend kyç tranziti për mijëra emigrantë afrikanë që përpiqen të arrijnë Evropën nga deti çdo vit.

Mbi 55,000 migrantë të parregullt kanë mbërritur në Itali që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, gati 4,000 prej të cilëve u nisën nga Tunizia.

Lini një Përgjigje